Botë
Lehtësohen procedurat e kufirit Kosovë - Shqipëri
01.06.2014 17:13
Policia kufitare e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë, kanë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e sezonit turistik’ Vera 2014”...

Policia kufitare e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë, kanë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e sezonit turistik’ Vera 2014”.
Duke filluar nga sot, procedurat e kalimit të kufirit do të jenë më të përshpejtuara, ndërsa në funksion të udhëtarëve që udhëtojnë drejt Shqipërisë dhe anasjelltas, janë lëshuar edhe dy korsi shtesë, në dalje, duke bërë të mundur që edhe hyrja të jetë me katër kalime.
Por kjo nuk do të thotë që automjetet, nuk do ti nënshtrohen kontrollit.
Gjithsesi kontrolli vizual dhe regjistrimi e automjeteve do të bëhet, por për të përballuar fluksin e turistëve dhe kthimin e bashkatdhetarëve në vendlindje, numri i oficerëve policorë do të jetë më i madh, ndërsa në pikat hyrëse të Kosovës dhe Shqipërisë, do të funksionojnë shtatë sportele, e ky numër mund të rritet, varësisht rritjes së numrit të udhëtarëve, transmeton televizioni publik i Kosovës.
