Maqedoni
Ministri Saliji takoi ambasadorin e Hollandës, Plomp
16.06.2017 14:56
Ministri I drejtësisë Bilen Saliji realizoi takim zyrtar me ambasadorin e Hollandës në Maqedoni Wouter Plomp...
Ministri Saliji theksoi se Ministria e Drejtësisë është e interesuar për bashkëpunim institucional në fushën e jurisprudencës.
Ambasadori holandez shprehu kënaqësi për realizimin e takimit me Ministrin e drejtësisë në funksion të vazhdimit të bashkëpunimit mes institucioneve kompetente.
Ministri Saliji iu falënderua për interesin e shprehur për bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së drejtësisë dhe Ambasadës së Holandës në Maqedoni.
