Maqedoni
Maturantët mbajnë provimin intern, ndikon në regjistrimin e nxënësve në fakultete
16.06.2017 15:15
Nxënësit e shkollave të mesme iu nënshtruan provimeve interne të maturës, ku nxënësit vetë i përzgjedhin lëndët për të cilat do të testohen....

Testimi filloi në kohë dhe u zhvillua pa asnjë problem apo parregullsi. Nota e këtij testimi do të ndikojë padyshim gjatë regjistrimit në fakultetin e përzgjedhur.
“Sot nxënësit u testuan në lëndën e historisë, kimisë, biologjisë, varësisht prej dëshirës. Procesi ka qenë i rregullt dhe nuk ka pasur ankesa nga nxënësit”,- deklaroi drejtori i Gjimnazit “Zef Lush Marku”, Faruk Zeqiri.
“Kjo notë hyn në diplomë, tash varet se çka vlerësojnë, në cilin fakultet regjistrohet, në shkencat matematikore, gjeografi, biologji, kimi ose shkencat shoqërore, histori, ekonomi, apo në fakultetin e mjekësisë”,- theksoi profesori, Burim Aliu.
Rezultatet e para pritet të publikohen më së voni deri më 14 korrik. Pas publikimit të rezultateve, nxënësit do të kenë të drejtë që në afat prej 2 ditëve të dorëzojnë ankesat eventuale. Nxënësit që nuk do të kalojnë këtë afat, do të kenë mundësi t’i nënshtrohen provimeve në afatin e muajit gusht.
FLUTURA LAITIFI
