Maqedoni

Shoqata e Gjykatësve: Të ndryshojmë perceptimin negativ për gjyqësorin

16.06.2017 15:43

Shoqata e Gjykatësve kërkon zbatimin e prioriteteve urgjente reformuese në gjyqësi të notuara në raportin e Priebesë...

Nga kjo shoqatë thonë se duhet të rishikohet mënyra e zgjedhjes së gjykatësve, si dhe mënyrat e shkarkimit apo ndëshkimit të tyre në raste shkeljesh eventuale. Gjykatësit janë të vetëdijshëm se mangësitë në sistemin gjyqësor ekzistojnë një kohë të gjatë, por u desh raporti i Priebesë që ato të bëhen evidente.
 
“Unë mendoj se ka disa lëshime në lidhje me funksionimin. Në aspekt të ngadalësisë, kjo është një çështje që duhet të analizohet në përgjithësi në lidhje me strukturën ligjore dhe sistemore. Ne besojmë se raporti i Pribesë është relevant dhe duhet të fillohet me harmonizimin e atij raporti”,- deklaroi kryetari i Shoqatës së Gjykatësve, Xhemail Saiti.
 
“Ne jemi ata që përgjigjemi për vendimet e gjyqësorit, por vlerësimin për gjyqtarët e japin qytetarët dhe ai, për fat të keq,  është negativ. Ne do të përpiqemi së bashku t’i zbulojmë dobësitë tona, por edhe të ofrojmë zgjidhje, që ta reformojmë nga brenda sistemin gjyqësor dhe ta ndryshojmë vlerësimin që qytetarët kanë për gjyqësorin, nga negative në pozitive”,- tha gjykatësi, Lazar Nanev.