MAQEDONI

Intelektualët shqiptarë të largojnë mitizimin

01.06.2014 17:31

Sfidat më të mëdha për historiografinë shqiptare dhe shoqërinë shqiptare në përgjithësi paraqitet...

Sfidat më të mëdha për historiografinë shqiptare dhe shoqërinë shqiptare në përgjithësi paraqitet mitizimi dhe kompleksi te intelektualët, te shkencëtarët dhe sidomos tek historianët shqiptarë.
 
Këto dy çështje janë problematike për hapjen e shoqërisë shqiptare për të qenë kompatibil me vlerat dhe shkencën e botës së zhvilluar –thotë historian Skender Hasani Sipas tij sa më shpejtë të demitizohemi dhe ti largojmë komplekset tona aq më afër do jemi në rrjedhat e shkencës botërore dhe kompatibil  në një far mënyre sepse këto çështje janë të diskutueshme në çdo shtet dhe çdo komb.
 
“Ai komb që ka bërë demitizimin sa më herët ai është në një stad më të lartë të shkencës dhe të arriturave shkencore në shtetet e veta ndërsa shqiptarët nuk mundë të gjinden në këta rrethana të reja botërore në rend të parë institucionet shkencore nuk e gjejnë atë formën e demitizimit dhe heqjen e komplekseve p.sh. komunizmi tashmë ka shkuar që tre dekada nga trojet tona etnike shqiptare dhe institucionet tona asgjë nuk kanë bërë për largimin e miteve i cili përcillet me çrregullime shoqërore sepse një parti mendon se është trashëgimtare e një ideologjie të caktuar ndërkohë kur vjen ajo tjetra në pushtet ia mohon tjetrës, këto janë ato elemente që shoqërinë shqiptare po e sjellin në një stad të konfliktit ndërpartiak dhe ndërshkencor”, shprehet historiani Skender Hasani.
 
Sipas historianit Skender Hasani sa më shpejtë që i largojmë këto mitizime aq më shpejtë do të shërohemi nga këto plagë të cilat e pengojnë zhvillimin e më tejshëm të shoqërisë tonë. Sa i takon kompleksit është indikativ periudha në mes dyja luftërave botërore,  ku shqiptarët janë organizuar nën ombrellën e fesë dhe kjo  gjë që mohohet deri më sot nga historiografia shqiptare.
 
MEMEDALI JUSUFI