Maqedoni

Strugë, filloi shuarja e zjarrit në deponinë e egër

16.06.2017 17:42

Zjarri në deponië e egër në Strugë është shuar momentalisht pas aktivizimit të ekipeve të ndërhyrjes, të cilët kanë ardhur me makineri shtesë...

Këtyre ekipeve iu janë bashkangjitur sot edhe ekipe dhe makineri të reja, që bënë të pamundurën të vendosin gjendjen nën kontroll. Në Strugë edhe sot ndjehej gjithandej në ajër era e deponisë që digjet që nga mesnata e së mërkurës. Banorët dhe autoritetet lokale kërkojnë zgjidhje afatgjate të problemit, pasi nuk është hera e parë që, në pamundësi të pastrimit, deponisë i vihet flaka. 
 
Dje në Strugë u mbajtën edhe protesta dhe protestuesit paralajmëruan edhe padëgjueshmëri qytetare nëse nuk zgjidhet ky problem që zvarritet për vite të tëra.