Maqedoni

MPPS: Ende nuk kemi nismë nga Avokati i Popullit

16.06.2017 18:18

Nisma e Avokatit të Popullit për ndryshime në Ligjin për mbrojtje të fëmijëve, ende nuk ka mbërritur në Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale...

Nga kjo ministri thonë gjithsesi se sapo të pranojnë një nismë të tillë, do ta shqyrtojnë me vëmendje. Ministria deklaron se janë të hapur për nisma të ndryshme të individëve dhe shoqatave të qytetarëve, dhe se do të shqyrtohet çdo nismë që është në të mirë të qytetarëve.