Pagesa për fëmijën e tretë, AP: T’i jepet babait, kur nëna nuk i plotëson kushtet
Avokati i Popullit ka ngritur nismë për ndryshimin e Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve...

Avokati i Popullit ka ngritur nismë për ndryshimin e Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve, me të cilën kërkohet e drejta e kompensimit prindëror për fëmijën e tretë, të mund ta realizojë edhe babai në raste kur nëna nuk i përmbush kushtet.
Nisma është dorëzuar deri te Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. Sipas Avokatit të Popullit, kjo dispozitë nga ligji aktual është diskriminuese dhe i vendos në pozitë të pabarabartë nënën dhe babanë si prindër të fëmijës, pra është në kundërshtim me Kushtetutën.
I palogjikshëm është edhe fakti që të drejtën e kompensimit për fëmijën e tretë mund tëa marrë nëna e cila është në marrëdhënie pune, ndërsa nënat që jetojnë me asistencë sociale ose ndihmë të ndonjë lloji tjetër, duhet të heq dorë nga ato ndihma, për të marrë kompensim për fëmijën e tretë.
Sipas Avokatit të Popullit, kushte ligjore që nëna duhet t’i plotësojë që ta fitojë të drejtën e shtesës për fëmijën e tretë, janë kontradiktore në praktikë dhe janë bazë për qasje të pabarabartë mes qytetarëve.
Nga Zyra e Avokatit të Popullit vlerësojnë se ka nevojë për analizë serioze të zgjidhjes ligjore aktuale.
