Maqedoni

Osmani: Agjenda dinamike për progres efektiv

16.06.2017 18:29

Sipas përcaktimit të Qeverisë për intensifikimin e sërishëm të procesit të integrimit evropian...

Sipas përcaktimit të Qeverisë për intensifikimin e sërishëm të procesit të integrimit evropian, Zëvendëskryeministri për çështje evropiane Osmani filloi cikël takimesh institucionale me institucione kryesore në mënyrë që të definohen aktivitete konkrete dhe dinamika e zbatimit të reformave në fushat kyçe që kanë të bëjnë me procesin e integrimit evropian.
 
Në këtë drejtim sot Zëvendëskryeministri Osmani realizoi disa takime, mes të cilave me Ministrin e Drejtësisë Saliji dhe bashkëpunëtorët e tij ku u diskutua për fushat nën kompetencën e tyre në fushën e gjyqësorit dhe luftën kundër korrupsionit.
 
Takim u mbajt edhe me Presidentin e Komisionit Shtetëror Zgjedhor Çiçakovski dhe Zëvendës presidentin Prekopuca me fokus në aktivitetet që lidhen me reformën zgjedhore kurse burojnë nga rekomandimet e OSBE/ODIHR. Në orët e pasdites u realizua takim edhe me Ministrin për Shoqëri Informatike dhe Administratë Mançevski, ku fokusi ishte mbi reformat e nevojshme në fushën e reformës së administratës publike dhe mediave.
 
Dje Osmani zhvilloi takim me Ministrin e Punëve të Brendshme Spasovski dhe bashkëpunëtorët e tij në lidhje me fushat në kompetencë të tyre.
 
Ne periudhën e ardhshme Zëvendëskryeministri Osmani pret intensifikim të takimeve me të gjithë aktorët relevant për të siguruar progres efektiv dhe të qëndrueshëm në zbatimin e reformave. Sekretariati për çështje evropiane mbetet i përkushtuar në procesin e integrimit evropian dhe në të ardhme takimet do të vazhdojnë jo vetëm në nivel ministror, por edhe në nivel të grupeve punuese me ekspertë nga institucionet kryesore.