MAQEDONI
Emri nuk është pengesë për integrimin e Maqedonisë
01.06.2014 17:59
Drejtori i Qendrës për Studime Evropiane në Universitetin e Gracit, Florijan Biber...

Drejtori i Qendrës për Studime Evropiane në Universitetin e Gracit, Florijan Biber është shprehur se çështja e emrit nuk është problem për integrimin e Maqedonisë në BE.
“Kur bëhet fjalë për Maqedoninë për të ardhur deri te bisedimet duhet kompromis, por nuk shoh se Greqia tani është në gjendje të bëjë një hap të tillë. Në kohë krize nacionalistët i fitojnë zgjedhjet, kështu që Greqia nuk është në gjendje të bëjë kompromis”, thotë Florijan Biber.
Sipas tij, në situatën momentale, shihet tendenca që shtetet që janë anëtare imponojnë zgjidhje mbi shtetet jo-anëtare të Bashkimit Evropian.
“Shohim se si Greqia e ngadalëson Maqedoninë, ndërsa patëm edhe konflikt në mes Sllovenisë dhe Kroacisë, por patëm edhe konflikt mes Rumanisë dhe Serbisë. Shohim keqpërdorimin e fuqisë së një vendi anëtare të BE-së, ndaj një vendi që nuk është anëtare, që do të thotë se nuk ka ekuilibër”, ka shpjeguar Biber.
