DSK dhe BSP me drejtor të ri, qeveria propozon edhe shkarkimin e Zvërlevskit

17.06.2017 14:01

Qeveria në seancën e djeshme shkarkoi drejtorin e DSK-së dhe BSP-së dhe zgjodhi drejtorët e ri....

Qeveria në seancën e djeshme shkarkoi drejtorin e DSK-së dhe BSP-së dhe zgjodhi drejtorët e ri.

Drejtor i ri i Byrosë për Siguri Publike Publike është Llaze Vellkovski, I cili vjen në postin që deri tani e drejtonte Mitko Çavkov. 

Poashtu drejtor i ri i Drejtorisë për Siguri dhe Kunderzbulim do të jetë Goran Nikollovski i cili në këtë pozitë vjen pas shkarkimit të Vlladimir Atanasovskit.

Në mbledhjen e qeverisë është konstatuar se drejtorët e ri janë ekspert me përvojë të gjatë të punës në këtë sferë, të cilët nuk janë anëtarë të partive politike, të gathsëm për zbatimin e reformave në MPB dhe shërbimet secrete, në përputhje me rekomandimet e Pribesë.

Ndërsa për drejtorët e hkarkuar Çavkov dhe Atanasovski në seancën e qeverisë është konstatuar se kanë marrë pjesë në aktivitete të palejuara dhe të kundërligjshme kundër shtetit.

Gjithashtu, qeveria në seancën e djeshme vendosi t’i propozojë kuvendit që ta shkarkojë Marko Zvërlevskin nga funksioni i prokurorit publik.

Është konstatuar se Zvërlevski nuk është i aftë për ta ushtruar funksionin, nuk ka dorëzuar kërkesë për ngritje të procedurës penale për raste të parapara me ligj dhe më këtë e ka dëmtuar imazhin e funksionit, thuhet në njoftimin e qeverisë.