Kuvend: Susependohet pjesëtari i sigurimit, nuk zbatoi urdhërin e Xhaferit
17.06.2017 14:40
Suspendohet pjesëtari i sigurimit të Kuvendit....

Suspendohet pjesëtari i sigurimit të Kuvendit, i cili nuk respektoi urdhërin e kryeparlamentarit Talat Xhaferi.
Këtë e kanë bërë të ditur burime paran Ministrisë së Punëve të Brendshme, pasi pjestari i sigurimit në seancën kuvendore të së enjtes u pa se si nuk iu përgjigj kërkesës së kryetarit të Kuvendit për të larguar nga foltorja deputetin e VMRO-DPMNE-së Vlladimir Gjorçev, i cili tentoi që replikën e tij ta orientojë në kërkesë procedural pa lejen e kryeparlamentarit.
Meqë Gjorçev refuzoi të largohet pas kërkesës së Xhaferit, dhe sigurimi nuk e largoi deputetin që nuk respektonte procedurën kuvendore, Xhaferi dha pauzë prej 10 minutash.
