Reformat në jurisprudencë, Selmani: Kryeprokuror i pavarur, jo partiak
Me ndërrimin e kryeprokurorit publik fillon baza themelore e funksionimit të shtetit dhe së drejtës...

Me ndërrimin e kryeprokurorit publik fillon baza themelore e funksionimit të shtetit dhe së drejtës, gabimi i radhës do të ishte sikur Kryeprokurori shtetëror të zgjidhet sërisht nga rradhët partiake vlerëson eksperti juridik, Bashkim Selmani.
Ai duhet të jetë i drejtë dhe i pavarur duke pasur parasysh se edhe ish Kryeministri por edhe ai aktual janë të dyshuar dhe për ato duhet vërtetohet fajsia apo pafajsia. Duke pasur parasysh që kemi elemente të veprave penale me karakter ndërkombëtar, do të ishte mirë që një prokurorë të propozohet nga jashtë dhe kjo do ti kontibonte vënies së të vërtetës në vend, tha Selmani.
“Duhet dhe pritet që të vihet në funksion shteti i së drejtës ,por në rastëse do të zgjidheshte Kryeprokurorë nga partitë qeverisëse politike ju garantj që nuk na jep shumë shpresa. Në rast se zgjidhet një Kryeprokurorë me pedigree dhe autoritet të besueshëm ndaj qytetarëve besoj që ato do të jenë momentet e para të vënies në funksion të shtetit dhe së drejtës.Nëse ndoshë që kështu të behët zgjedhja edhe e prokurorit dhe instancave të tjera ju garantoj se nuk na jep shumë shpresa” – tha eksperti juridik, Bashkim Selmani.
Selmani gjithashtu vlerëson se duhet të bëhet revision i gjithë gjyqësisë dhe gjykatësit që kanë keqpërdorur pozitën duhet të përgjigjen për veprat e tyre.
Ai shprehet se në procedurat penale gjithmonë hasen vështirësi për shkak të animit të trupit gjykues ose individfëvë të caktuar brenda pjesmarjes në procedurë.
“Viteve të fundit është konstatuar se personat zyrtarë gjykatës apo në procedurat penale të veprimeve të tjera gjithmonë kanë vepruar gjithmonë në interest ë trupit gjykues apo edhe “ të karakterit publik”por nuk është dëshmuar publikisht që janë në shërbim të vërtetës ,të provuarit dhe argumentit” – u shpreh eksperti juridik, Bashkim Selmani.
Sipas Selmanit lëndët e karakterit më të rëndë për të cilët interesohet publiku si Rasti i Kumanovës, Sopotit, apo rasti Monstra duhet ti jepen trupit gjykues që ka më tepër përvojë është më i drejtë dhe më i kujdesëshëm për atë se çka i intereson publikut.
Ai vlerëson se në këto lëndë do të ishte mirë të bëhet një revision i karakterit të verifikueshmërisë apo elementeve tjera ku vërehet mospërfillje e provave qoftë material apo verbale.
Përgjegjësia penale nuk përjashton as personat me autoritet personal apo publik dhe janë të detyruar të gjithë të barabartë të ju përgjigjen gjyqësorit. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)
