Jerusalem, vriten tre palestinez dhe një polic izraelit

17.06.2017 17:11

Forcat e sigurisë izraelite kanë vrarë tre palestinezë....

Forcat e sigurisë izraelite kanë vrarë tre palestinezë, të cilët mbrëmë e kishin vrarë një police të Izraelit në Jerusalem.

Përgjegjësinë për dy sulmet simultane e ka marrë grupi ekstremist, Shteti Islamik, në faqen e vet në Internet, Amaq, që është hera e parë që ky grup e ka marrë përgjegjësinë për sulmet në Izrael, thot Grupi i Inteligjencës SITE, që i monitoron organizatat militante.

Shteti islamik ka tërhequr vërejtjen se ky nuk do të jetë “sulmi i fundit” kundër Izraelit.

Në incidentin e parë, dy palestinezë janë vrarë pasi kishin hapur zjarr kundër një grupi të policëve izraelitë dhe ishin përpjekur t’i therrnin me thika, ka thënë policia. Në rastin tjetër, një palestinez e kishte therrë me thikë për vdekje një police kufitare izraelite dhe më pas sulmuesi u vra nga pjesëtarët e policisë. Në këto sulme ishte plagosur edhe një oficer izraelit.

Dhuna ndodhi derisa myslimantë e kanë falur Xhumanë, me ç’rast dhjetëra mijëra palestinezë nga pjesa lindore e Jerusalemit dhe Bregu Perëndimor, morën pjesë në faljet në kompleksin e xhamisë, Al-Aqsa, që është njëri nga vendet më të shenjta myslimane.