Blerja e grurit, Nikollovski: Janë shitur rezervat me çmim të ulët
Mbi 20 mijë ton grurë nga rezervat shtetërore janë shitur me çmim shumë të ulët...

Mbi 20 mijë ton grurë nga rezervat shtetërore janë shitur me çmim shumë të ulët dhe kjo ka prodhuar problem në tregun e grurit deklaroi ministri i bujqësisë Lupço Nikollovski i cili realizoi një takim me përfaqësuesit e Agro biznesit.
“Mbi 20.000 ton grurë nga rezervat, janë shitur me një çmim shumë të ulët. Kjo është bërë me vendim të qeverisë, dhe për fat të keq ministria nuk ka pasur vërejtje në lidhje me këtë proces. Pikërisht nga kjo shitje prej mbi 20.000 tonëve grurë me një çmim prej 6-7 denarësh ka shkaktuar problem në tregun e grurit, veçanërisht në periudhën që vjen. Me ligj janë parashikuar masat që mund të ndërmerren por ata duhet deri në fund të përpunohen dhe që nga e hëna un do t’i angazhoj këshilltarët shtetëror që të jemi të gatshëm për t’i zbatuar pikërisht këto masa” – tha ministri i Bujqësisë, Lupço Nikollovski.
Blerësit e gruri thonë se përballen me shumë probleme që i kanë trashëguar gjatë viteve të fundit.
JANEV:ÇMIMI I GRURIT TË JETË SIPAS BERZËS
“Industria bluajtjes së grurit është në gjendje katastrofale por edhe vetë bujqit jënë në gjendje të tillë spese çmimet në berzën ndërkombëtare janë një ndërsa tek ne prodhimi është i vogël i cili varet nga kushtet klimatike, fara, politikat e kqija të ministrisë së bujqësisë gjatë katër pesë viteve të fundit dhe kështu kemi ardhur në një situatë shum të vështirë. Realisht blerja e grurit do të duhet të bëhej me çmimin e tregut të berzës” – tha Mlladen Janev, mullixhi.
Oda e Agro biznesit pranë Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë para pak ditësh informoi se presin rendimente shumë më të vogla posaçërisht në krahasim me vitin e kaluar, ndërsa në rajone të caktuara të vendit madje nuk do të ketë as korrje. (Naim Ramadani, TVM2)
