Zgjohu: Përgjegjësi për prokuroren Geshkovska
Përgjegjësi për prokuroren Gordana Geshkovska në rastin Monstra kërkoi edhe Lëvizja qytetare ’Zgjohu’...

Përgjegjësi për prokuroren Gordana Geshkovska në rastin Monstra kërkoi edhe Lëvizja qytetare ’Zgjohu’. Në një komunikatë, ‘Zgjohu’ shpreh shqetësim për fjalën përmbyllëse të prokurores publike Geshkovska me plotë paragjykime dhe pa fakte.
Një prokurore publike që i shërben popullit dhe paguhet nga mjetet e qytetarëve nuk duhet ti lejoj vetës që të bën ndasi dhe të kërkon dënime maksimale duke mos e bazuar kërkesën në prova.
‘Zgjohu’ kërkon nga faktori ndërkombëtar, në veçanti OSBE, që të mbikqyr prej së afërmi edhe përfundimin e procesit dhe të shpreh vlerësimin e vet për këtë gjykim në mënyrë publike.
Kjo lëvizje fton gjithashtu Këshillin Republikan të prokurorëve publik që të nis një iniciativë për ta vlerësuar punën e prokurores Geshkovska në rastin Monstra dhe ta shkarkojë atë nëse konstatohet përgjegjësia e saj.
