Tanusha, fshati që jeton me bukë e kripë, jeta e familjes së shkatërruar nga varfëria (VIDEO)
Ekipi i TVM2 dhe emisioni “Lot dhe Gëzim”....

Ekipi i TVM2 dhe emisioni “Lot dhe Gëzim”, kësaj rradhe u përqëndrua tek një familje e varfër e cila konceptin e të jetuarit nuk mund ta paramendojë ndryshe pos vetëm me bukë dhe kripë, ndonjëherë ndonjë pjatë me fasule apo patate.
Kjo mënyrë e të jetuarit për familjen Musliu nga fshati Tanushë, është përditshmëri. Tunusha, fshat tipik malor, pa infrastrukturë dhe rrugë të rregulluara, pa ambulancë, ku prej kryeqendres e deri atje nevojitet nje rrugëtim prej 2 orësh, po thuaj se skamjen po ia garanton secilës shtëpi që do trokasësh, që nga fillimi e deri ne fund të fshatit.
Familja Musliu, e cila ka 10 anëtarë gjithsej, jeton vetëm në një hapësirë prej 10 metrash katrorë.
Të jetosh nën shoqërinë e zerave te malit dhe frikes se mund te futet ndonje kafshe e eger nga dritaret qe jane te izolura me qese najloni është jetë e vështirë, do të thonin për TVM2 anëtarët e kësaj familjeje.
Sherifja zonja e shtepis me zemër të ngrirë filloi të tregojë lidhur me jetën të cilën ajo dhe familja e saj e bënte. S’e kam zgjedhur unë këtë lloj jete, më ka rënë hise shton Sherifja
Ndërsa kryefamiljari Muhameti vështirëson akoma më shumë situatën në shtëpi pasi në fatkeqësi ze kemben me nje lis. Këto ngjarje nuk eshte se nuk ndodhin shpesh në fshat, sepse eshte e vetmja mundesi per te mbijetuar, thote ai...
Besara , vajza 5 vjece mundohej që ti vë në pah bukurite e natyrës, pejsazhin, gjelbërimin, duke dashur kështu që ta hedhë pas shpine si të padukshme dhe pak të rëndësishme brendinë e hallit të mbijetesës. Ndërsa vëllu i saj 16 vjeç, është
detyruar te braktisë shkollimin, per te mbajtur familjen. Per t'ja lehtësuar sadopak këtë dhimbje të madhe le të mundohemi tua shtrijmë dorën duke ju treguar se nuk janë të harruar. (Hamide Ibraimi, TVM2)
Në linkun në vijim mund të ndiqni video materialin që ka të bëjë me familjen Musliu nga fshati Tanushë që ka nevojë për ndihmën e juaj:
