Meta sulmon Ramën nga TV grek, konfliktual me fqinjët

17.06.2017 19:12

Presidenti i zgjedhur i Shqipërisë, Ilir Meta...

Presidenti i zgjedhur i Shqipërisë, Ilir Meta, nga televizionin grek “Star” ka sulmuar ashpër kryeminsitrin shqiptar Edi Ramën.

Sipas Metës, Rama ka marrëdhënie të vështira dhe të paqëndrueshme me të gjithë, përfshirë Greqinë dhe fqinjë të tjerë, ndërsa vetë Meta i quan përtej politikës mardhëniet me Greqinë.

“Zoti Rama ka marrdhënie të vështira me të gjithë dhe të pa qëndrueshme përfshirë edhe Greqinë. Marrdhëniet me Greqinë janë diçka krejt tjetër, nuk janë thjeshtë marrdhënie si me të gjithë fqinjët e tjerë, janë marrdhënie tejpolitike sepse janë marrdhënie më shumë njerëzore. Ne kemi me mijëra familje të përbashkëta greko-shqiptare të krijuara në këto 27 vjet” – tha presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

RAMA, META SHAN KRYEMINSIRIN SI EKSTREMIST FQINJ

Lidhur me këtë prononcim të Metës ka reaguar kryeministri Rama i cili e ka quajtur të turpshme deklaratën, e cila ka thënë se i ngjan një deklarate të një ekstremisti fqinjë e jo të presidentit shqiptar.

“Shokuese intervista e I.M per tv grek!Si mundet nje President shqiptar te shaje kryeministrin e vendit si te ishte ekstremist fqinj?TURP!”, shkruan kryeminsitri Rama në rrjetet sociale.

Retorika mes Metës e Ramës, është ashpërsuar pas marrveshjes Rama-Basha, me të cilën opozita pranoi të përfshihet në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, pas çka LSI u ndje e rrezikuar megjithse pak ditë para marrveshjes pikërisht me votat e koalicionit PS-LSI, Meta u zgjodh president i Shqipërisë.