Itali, shpëtohen në det 2500 migrantë

17.06.2017 19:15

Rreth 2,500 migrantë, që përpiqeshin të kalonin nga Mesdheu në Evropë...

Rreth 2,500 migrantë, që përpiqeshin të kalonin nga Mesdheu në Evropë, janë shpëtuar gjatë ditës së djeshme, ka bërë di ditur Roja bredgetare italiane.

Shumica e 2,500 migrantëve u shpëtuan në 18 operacione të ndara. Organizata Mjekët pa Kufij tha se mbrëmë vonë, “e kanë shpëtuar një barkë gome të mbushur me njerëz të tmerruar”.

Njëherësh, Roja bregdetare e Libisë dje i ka kapur 906 migrantë në disa barka të drurit dhe të gomës, afër qytetit perëndimor, Sabratha.

Trafikantët e njerëzve e kanë shfrytëzuar kaosin në Libi, prej përmbysjes dhe vrasjes së diktatorit, Muammar Qaddafi, në vitin 2011, për ta zgjeruar aktivitetin e tyre ilegal, por fitmiprurës.

Mbi 60 mijë migrantë këtë vit, e kanë kaluar rrugën nëpër Mesdheun qendror nga Libia për në Itali.

Por mbi 1,800 njerëz e kanë humbur jetën në përpjekje për ta kaluar Detin Mesdhe, prej fillimit të këtij viti, ka njoftuar Organizata Ndërkombëtare për Migrim.