Gjermani, flamujt në gjysëm shtizë për vdekjen e Helmut Kol

17.06.2017 19:32

Flamujt në gjermani janë ulur në gjysëm shtizë derisa po bëhen homazhe për arkitektin.....

Flamujt në gjermani janë ulur në gjysëm shtizë derisa po bëhen homazhe për arkitektin e bashkimit të vendit, ish kancelarin Helmut Kohl.

Angela Merkel e quajti një gjerman dhe një europian të madh i cili definitivish I ka ndryshuar jetën me rolin që ka pasur me ribashkimin e Gjermanisë.  I biri, Walter Kohl thotë se Europës i nevojiten sot më shumë se njerëz si ish kancelari gjerman që qëndroi më gjatë në post. 
“Nëse shikoni situatën aktuale të Europës, do të kuptoni se njerëz me bindje dhe ide si ai i duhen shume kontinentit në këto momente”, tha i biri.  Martin Shulc nga Partia Socialdemokrate e Gjermanisë theksoi se "edhe krahas dallimeve politike, Kol meriton nderim për shkak arritjeve të tij".

Ish kancleari gjerman Gerhard Shreder deklaroi se Kol, ka qenë patriot dhe se kontributi i tij historik meriton nderime.

Keqardhje të thellë për vdekjen e Kol shprehën edhe ish liderët dhe liderët aktual evropian dhe botëror  përfshi presidentin amerikan Donal Trump dhe atë rus Vladimir Putin. Kohl ishte për 16 vjet  Kancelar Federal i Gjermanisë, një çerek shekulli kryetar i CDU-së.  Ai vdiq mbrëm në moshën 87 vjeçare, në shtëpinë e tij në Ludvigshafen.

Telegram ngushllimi për vdekjen e Kol, edhe nga Kryeminsitri Zoran Zaev dhe presidenti Gjorge Ivanov.