Aksident trafiku në Tetovë, humb jetën një i ri
18.06.2017 14:16
Një i ri ka humbur jetën në një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëm në Tetovë...

Një i ri ka humbur jetën në një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëm në Tetovë, në bulevardin “Marshall Tito” në afërsi të mbikalimit hekurudhor.
Sipas zëdhënësit të policisë në Tetovë, 26 vjeçar me inicialet E.A, ka humbur kontrollin me motoçikletën e tij dhe ka goditur mbrojtësen metalike të rrugës në afërsi të Monopolit.
Nga goditja e fuqishme ai mori lëndime të rënda në trup dhe në kokë. Menjëherë u dërgua në Spitalin Klinik të Tetovës, por mjekët konstatuan vdekjen e tij.
