Ministri i jashtëm turk Çavushogllu për vizitë zyrtare në Shkup
Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlut Çavushogllu, qëndron sot për vizitë zyrtare në Maqedoni.....

Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlut Çavushogllu, qëndron sot për vizitë zyrtare në Maqedoni.
Ai në Shkup do të takohet me drejtuesit më të lartë të shtetit me të cilët pritet të diskutojë temat aktuale në rajon dhe më gjerë. Shefi i diplomacisë turke në kuadër të qëndrimit të tij në Maqedoni, do të takohet me homologun e tij, Nikolla Dimitrov, ku pritet të shkëmbehen mendime për marrëdhëniet dypalëshe.
Nga Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë njoftojnë se në takim do të diskutohen mundësitë për avancimin e bashkëpunimit në shumë fusha, me theks të veçantë në forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik.
“Ministrat do të bisedojnë edhe për temat aktuale në rajon dhe më gjerë, si dhe për bashkëpunimin e ndërsjellë në planin ndërkombëtar”, theksojnë nga MPJ e Maqedonisë.Poashtu është e paraparë që ministri Çavushogllu të pritet edhe nga presidenti Gjorge Ivanov dhe kryeministri Zoran Zaev.
Ministrat Çavushogllu dhe Dimitrov do të marrin pjesë në sofrën e iftarit, të organizuar në nder të ministrit turk nga Agjencia Turke TIKA nën kujdesin e Ambasadës së Turqisë në Shkup, Oda Ekonomike të Maqedonisë dhe Turqisë dhe Lidhjes së Organizatave Joqeveritare Turke në Maqedoni.
