Gruevski, do të përmirësojmë imazhin para shqiptarëve

18.06.2017 15:24

Lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski ka zgjedhur shënimin e mbrëm të 27 vjetorit të themelimit të partisë.....

Lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski ka zgjedhur shënimin e mbrëm të 27 vjetorit të themelimit të partisë, për të bëri të ditur se kjo parti aktualisht është në fazën e ristrukturimit të brendshëm, freskimit të kuadrit dhe ndërtimin e politikave të reja.

Ai njëherit theksoi se VMRO duhet të përmirësojë marrëdhënieve me bashkësinë ndërkombëtare, por edhe imazhin ndaj shqiptarëve.

“Duhet të punojmë në përmirësimin e imazhit të shtrmbëruar që e krijuan për ne mediat e LSDM-së dhe disa struktura, para shqiptarëve në Maqedoni, duke krijuar stereotip, sipas të cilit kolaicioni me partner shqiptar do të ishte ngarkesë për partitë shqiptare. Tërë kjo ishte krijuar me qëllim dhe në mënyrë tendencioze, që të krijohen rrethana ku koalicionimi me LSDM-në do të ishte më e dëshiruar për shqiptarët në Maqedoni. Sinqerisht, shqiptari i thjeshtë nuk do të ketë kurfar përfitimi nga ajo që LSDM-ja është në pushtet,dhe për këtë do të binden për kohë të shkurtër. Shqiptarëve ashtu si edhe maqedonasve dhe të tjerëve u nevoitet jetë më e mirë, më shum para, më shum vende pune, standard dhe kushte për jetë më të mirë. Retorika e përfocuar patriotike e një pjese të partive shqiptare, nën mbulesën e një ligji për gjuhët, në fakt vetëm zgjidh kariera personale dhe çështje tjera të individëve. Asgjë nuk do tu ndihmojë shqiptarëve. Shqiptarët në të ardhmen mund të llogarisin në VMRO-DPMNE-në”, tha mes tjerash Gruevski, në manifestimin e përvjetorit të themelimit të partisë.