Aksidentimi i anijes amerikane, marinarët e zhdukur gjenden të vdekur

18.06.2017 15:32

Detarët që u zhdukën pasi luftanija amerikane “USS Fitzgerald”....

Detarët që u zhdukën pasi luftanija amerikane “USS Fitzgerald” u përplas me një anije kontejnerësh jashtë detit të Japonisë, u gjetën të vdekur, njofton  Marina amerikane.

Përplasja ndodhi të shtunën në orët e para të mëngjesit, ndërsa humbën 7 marinarë amerikan, derisa një helikopter evakuoi tre anëtarë të lënduar të ekuipazhit.

Ushtria amerikane tha se punonjësit e shpëtimit gjetën trupat të dielën pas ndërhyrjes në pjesë e dëmtuara të anijes. Marina thotë se ato do të dërgohen në një spital japonez për t’u identifikuar. Incidenti ndodhi rreth 56 milje detare  në jug-perëndim të qytetit port japonez të Yokosukës.Anija e marinës amerikane është dëmtuar rëndë pas përplasjes, por më vonë u rikthye ngadalë në bazën e saj në Yokosuka, me ndihmën e një anijeje tjetër të Marinës amerikane.