MAQEDONI

Fëmijët të jetojnë pa brenga, jo dhunë ndaj tyre

01.06.2014 18:07

Me këng, valle, recitime dhe mesazhe dedikuar të gjithëve se ata janë të pafajshëm...

Me këng, valle, recitime dhe mesazhe dedikuar të gjithëve se ata janë të pafajshëm dhe duan të jetojnë jetën pa brenga dhe të lirë, kështu kremtuan ditën e tyre fëmijët. Ata ngren zërin për të drejtat që u takojnë,  por jo si të rriturit me anë të protestave por me lojra fëmijërore.
 
Fëmijët e të gjitha moshave, në ditë e tyre, kërkojnë sot vëmendjen jo vetëm të prindërve por të të gjithëve. Kjo ditë është kthyer jo vetëm në një ditë festive, por edhe në një ditë sensibilizimi, për ti thene jo dhunës dhe abuzimit ndaj fëmijëve.
 
Në fakt 1 Qershori- Dita e fëmijëve e ka origjinën nga Shtetet e Bashkuara dhe Kina. Në vitin 1925 konsulli i përgjithshëm Kinez në San Francisko mblodhi së bashku një numër të konsidesueshem femijësh jetim Kinezë të celebronin në festivalin e Anijes së Dragoit . Kjo gjë korespodone si te ishte në të njëjtën dite me konferencën në fjale.
 
Festa e 1 Qershorit filloi te festohet pas dy vitesh. Shume vende të botës e kanë pranuar atë si festën ndërkombetare të femijeve dhe realizojne festime të cilat kane si qëllim të rrisin vëmendjen në drejtim të mireqenies se tyre.
 
RINA TURKESHI SAHITI