Turbulenca në ajr, mbi 20 persona të plagosur në avion
Mbi 20 persona mbetën të lënduar gjatë fluturimit të avionit ” MU774″ ...

Mbi 20 persona mbetën të lënduar gjatë fluturimit të avionit ” MU774″ nga Parisi për në Kunming, kryeqyteti i provincën jugperëndimore të Kinës, Yunnan.
Lëndimet në qiell erdhi për shkak të turbulencave të ajrit. Pas incidentit, aeroplani u ul në mënyrë të sigurt në Kunming, ndërsa të plagosurit u dërguan në spital për ndihmë mjekësore, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve të Kinës, Xinhua.
Asnjë nga pasagjerët nuk mori dëmtime të rrezikshme për jetën, njoftoi Spitali. Të paktën 12 persona janë shtruar në spital, me lëndime, duke përfshirë thyerje, plagë dhe lëndime në kokë. Transportuesi ajror, në një deklaratë të lëshuar, tha se avioni “hasi papritmas turbullira” dhe “disa pasagjerë përjetuan siklet”.
