Kanceri i lëkurës shënon rritje, mjekët porosisin për kujdes nga rrezet e forta

18.06.2017 16:45

Mestararisht 25 persona në 100 mijë banorë në Europë...

Mestararisht 25 persona në 100 mijë banorë në Europë, preken nga kanceri më i rrezikshëm i lëkurës, melanoma. Maqedonia  nuk është përjshtuar nga kjo.

Mjekët dermatologë në vend thonë se  nga vitit në vit rritet numri e pacientëve të sëmurë seriozisht nga kanceri melanoma dhe sëmundjet e tjera të lekurës.

Mjekët në këtë periudhë të vitit kërkojnë  ndërgjegjësim më të madh i qytetarëve për tu mbrojtur nga rrezet e dëmshme të diellit.

“Viteve të fundit është rritur numri i pacienteve të prekur nga kanceri melanoma. Shumë pacientë paraqiten me dëmtime të mëdha të lekurës nga rrezet e diellit dhe me alergjitë e ndryshme. Të gjitha rastet që kemi pasur janë paraqitur te pjesët më të eksponuara të trupit si ftyrës, veshëve, qafës duarve dhe gjoksit”  - tha Prim.Dr.Sci, Nina Caca Biljanovska.

Biljanovska madje sqaron se më së shumti pësojnë qytetarët me lekur tejet të bardh  por edhe puntorët në sektorin ndërtimor dhe bujqit të eksponuar shumë gjatë ditës në diell. Mjeket u këshillojnë qytetarëve të bëjnë kujdes, të veshin rroba të bardhe dhe të lehta, të lyhen inteizivisht me krema mbrojtëse dhe të mos dalin pa nevoj jashtë deri më orën  4 pas dite.

“Gjatë sitnës së verës këshillojmë se mbrojtja më  madhe e qytetarëve është që të reduktojnë daljet e panevojshme në ambiente të hapura. U këshillojmë qytetarëve të mos dalin në periudhën prej  orës 11 dhe më 16 pas dite pasi që në këtë interval është rreziku më i madh për tua dëmtuar lekurën atyre. Është më së e nevojshme që gjyës ore para daljes nga shtëpia të lyhen me kremë mbrojtëse nga rrezet e diellit. Në masa mbrojtëse këshillohet të vihet kapela dhe syza dielli” – deklaroi Prim.Dr.Sci, Nina Caca Biljanovska.

Melanoma është një nga format me vdekjeprurëse të kancerit të lëkurës, bazuar ne statistika ajo  shkakton rreth 75% të vdekjeve duke u konsideruar kështu si një problem i madh social.

Por si në çdo sëmundje tjetër, edhe te sëmundjet e lëkurës diagnostikimi i hershëm padyshim që ndikon në kurimin në kohë dhe me sukses të sëmundje. (Rexhep Qamili, TVM2)