Dimitrov për To Vima, kontesti me emrin rrezikon stabilitetin rajonal

18.06.2017 17:32

Kontesti me emrin edhepse në esence është bilateral...

Kontesti me emrin edhepse në esence është bilateral, pasojat nga moszgjidhja e tij, siç shihet kohëve të fundit, mund ta rrezikojnë stabilitetin rajonal, ka deklaruar shefi i diplomacisë së Maqedonisë,  Nikolla Dimitrov në një intervistë për gazetën greke “To Vima”.

Ai njëherit ka vlerësuar se Maqedonia për shkak të bllokadës së imponuar politike shum gjat ka mbetur para dyerve të byllura të NATO-s dhe BE-së, çka rezultoi me krizë demokrative brenda vendit.  

“Edhe ne, është e dukshme, kemi bërë gabimet tona. Të gjithë duhet të marrim mësim.Kategorisht jam i bindur se duhet ta shfrytëzojmë situatën dhe momentin pozitiv. Ti shfrytëzojmë për ti menduar në esencë mardhënjet tona. Për Greqinë çështja është se çfar fqiu do të dëshironte të kishte? Për Republikën e Maqedonisë çështja është se çfar fqiu dëshiron të jetë? Dëshirojmë të jemi miq të afërt të Greqisë, në bazë të mirkuptimit të ndrsjellt, respektit dhe interesave të përbashkëta. Nëse këtu reagojmë drejtë, jam i sigurt se dy vendet do të shënohemi në histori me shkronja të ndritshme”, citohet të ketë deklaruar Dimitrov.

Ai njëherit ka vlerësuar se gjat bisedimeve të deritanishme, në përputhje me rezulutën e OKB-së, ka pasur disa ide që njëra pale i ka vlerësuar si bazë e mirë, por pala tjetër i ka kundërshtuar, por bisedimet duhet vazhduar. 

Të dyja palët duhet të bisedojnë me vullnet të mire dhe të tentojmë, sat ë jetë e mundur më shum, ta kuptojmë ndjeshmërinë e këtyre çështjeve shikuar nga pala tjetër. Duhet ta rrisim nivelin e mirëbesimit dhe të mendojmë për investim në mardhëniet tona dypalëshe, në mënyrë që do të mundësojë përparim shtesë, ka deklaruar Dimitrov.

Ai nga gazetari është pyetur edhe për skenarin e Shqipërisë së Madhe me çrast është përgjigjur: „Jemi tejet të vegjël në Ballkan, që të vendosim të drejtën për gjëra më të mëdha se sa prosperiteti, bashkëpunimi, inkluziviteti dhe evropjanizimi“.

PROPOZIMET GREKE PËR EMRIN, MAQEDONIA E VARDARIT, APO REPUBLIKA E SHKUPIT

Nisur nga gadishmëria e Shkupit dhe Athinës për të intensifikuar bisedimet për emrin mediat greke kanë filluar të publikojnë edhe propozime të pales greke për zgjidhjen e këtij kontesti.

Maqedonia e Vardarit do të jetë një propozim për qeverinë e Maqedonisë si mënyrë për zgjidhjen e problemit me emrin, njofton javorja greke “Real News”.

Sipas gazetës, Qeveria e Greqisë vlerëson se përkufizimi gjeografik “e Vardarit” do të anashkalojë kërkesat irredentiste nga ana e maqedonasve.

Gazeta javore “Real News” shton se propozimi alternativ nga pala greke mund të jetë edhe “republika  e Shkupit”, të cilin propozim Maqedonia e mori gjatë bisedimeve paraprake. Propozimet, sipas gazetës, janë të njohur për autoritetet e vendit dhe ndërmjetësin Metju Nimic. (Naim Ramadani, TVM2)