Çavushoglu: Mbështesim integrimin e Maqedonisë, Dimitrov: Fokusi i qeverisë integrimi në NATO dhe BE

18.06.2017 17:57

Turqia do të vazhdojë ta bështesë Maqedoninë në rrugën e saj euroatlantike....

Turqia do të vazhdojë ta bështesë Maqedoninë në rrugën e saj euroatlantike. Këtë porosi e solli në Shkup shefi i diplomacisë turke Mevlut Çavushogllu,pas takimit me homologun e tij maqedonas Nikolla Dimitrov.

Dy ministrat kanë folur edhe për marrëdhëniet dypalëshe ato ekonomike si dhe mundësinë për thellimin bashkëpunimit në të ardhmen. Dimitrov ka njoftuar Çavushogllun për prioritetet e qeverisë dhe fokusin e vendit në të ardhmen.

“Turqia e ka mbështetur Maqedoninë në të gjitha fushat jo vetën gjatë antarsimit në organizatat ndërkombëtare. Ne do ta mbështesim atë edhe në periudhën e ardhshme. Maqedonia e meriton integrimin euroatlantik mbase edhe më shumë se të gjithë kandidatët. Me çështjen artificiale për emrin po bëhet padrejtsi e madhe mbi Maqedoninë. Ne edhe më tutje do të mbështesim antarsimin e Maqedonisë në NATO dhe BE. Do t’i nxisim vendet antare të bashkpunojnë me Maqedoninë sepse stabiliteti i këtij rajoni do të thotë stabilitet për Europën” – tha Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavushoglu.

“Njoftova ministrin lidhur me prioritetet e qeverisë së Maqedonisë. Qëllimi është që të ndërtojmë një shoqëri të drejtë dhe gjithpërfsirëse të bazuar në mbisundimin e së drejtës dhe vlerave demokratike me institucione të fuqishme dhe të pavarura. Fokusi i politikës së jashtme do të përqëndrohet në integrimin e vendit në NATO dhe BE. Shpreha falemdrimin tonë lidhur me mbështetjen konzistente dhe principiele e Turqisë në drejtim të integrimin e Maqedonisë në NATO. Kjo mbështetje është e nevojshme dhe mjaft me rëndësi për Maqedoninë dhe mund të them se ky forcim edhe sot u vërrtetua” – tha Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov.

Lidhur me problemin për emrin që ka Maqedonia me fqiun jugorë Çavushogllu tha se Turqia do të mbështesë çfarëdo lloj marrveshje të kapshme pë dy palët.

Ndërkohë ministri Dimitrov tha se me marrveshjen e vitit 1995 në aspekt juridik kemi një situatë të pastër dhe do të duhej të kemi pengesa në këtë drejtim ndërsa antarsimi i maqedonisë në NATO është edhe interes për Greqinë tha Dimitrov.

Dy bashkbiseduesit janë koncentruar edhe në bashpunimit ekonomik. Sipas tyre dy vendet kanë potencial të madh të thelluar bashkpunimin.

Çavushogllu gjatë qëndrimit të tij në Maqedoni është takuar edhe me presidentin, Gjorge Ivanov kryeministrin Zoran Zaev si dhe me liderin e opozitës Nikolla Gruevski. (Naim Ramadani, TVM2)