MAQEDONI

Realizohet projekti integrimi ndëretnik

01.06.2014 18:10

Pa dallim etniteti fëmijët duhet te shoqerohen dhe te mësojnë gjuhën dhe kulturën e njëri tjetrit...

Pa dallim etniteti fëmijët duhet te shoqerohen dhe te mësojnë gjuhën dhe kulturën e njëri tjetrit, u tha me rastin e realizimit të projektit integrimi ndëretnik ndertojmë ura ne organizim te Shkolles Fillore Imri Elezi.
 
Nxënësit ne Komunën e Cairit jetojnë në mjedis ndëretnik dhe permes aktiviteteve te këtilla do të promovohet bashkëjetesa dhe toleranca.
 
“Ne do të vazhdojmë të përkrahim kësi lloj aktivitete dhe sic e dime shkolla jonë përfshim maqedonas ,shqiptar dhe turq të cilët permes aktiviteteve të integrimit do të dëshmojnë se janë te frytshme organizimet e tilla”, shprehet drejtoresha e shkollës fillore “Imri Elezi”, Merita Koxhaxhiku.
 
“OSBE është organizatë politike e cila mundohet të perkrah përmirësimin e mardhënieve ndëretnike dhe ne e pamë të arsyeshme se duhet të fillojmë me fëmijët, të cilët janë të hapur për ide të reja dhe ndikime dhe duke iu falenderuar humaniteti të Zvicrës ne realizuam këtë projekt”, shprehet Ambasador i OSBE-se, Ralf Bret. 
 
“Sot është dita e fëmijëve dhe do të jetojmë së bashku dhe të lumtur”, shprehet femiu.
 
“Pa marrë parasysh a jemi maqedonas,shqiptar apo turq ne duhet të jetojmë së bashku në paqë dhe liri”, shprehet femiu.
 
Projekt të tilla do të realizohen edhe në të ardhmen me të vetmin qëllim, që nxënësit të kenë besim dhe mirkuptim më të madh mes vete dhe  ne këtë menyrë të jenë ndertuesi temeleor i procesit arsimor ne vend.
 
FLUTURA LATIFI