Francë, raundi i dytë i zgjedhjeve parlamentare

18.06.2017 18:44

Francezët po votjonë sot në raundin e dytë të zgjedhjeve parlamentare...

Francezët po votjonë sot në raundin e dytë të zgjedhjeve parlamentare, në balotazhin mes kandidatëve kryesorë që dolën fitues nga raundi i parë i javës së kalur.

Presidenti Emmanuel Macron shpreson që të sigurojë një mandat të fortë në Parlament, i cili do ta ndihmojë atë të ndjekë planin e tij të reformave të thella.

Partia e tij “La Republique en Marche”, së bashku me aleatët e “MoDem”, priten të fitojnë shumicën e vendeve në legjislaturën e re të Francës. Partitë tradicionale, ndërkohë, po i nxisin votuesit të mbështesin rivalët e Macron, në mënyrë që të ndalin monopolizimin e pushtetit. Presidenti Macron e krijoi partinë e tij vetëm vitin e kaluar, ndërsa gjysma e kandidatëve të tij për deputetë kanë shumë pak, ose aspak eksperiencë politike.

Mes tyre është edhe një ish-toreador, një refugjat nga Ruanda dhe një matematicien. Partive u nevojiten 289 vende për të kontrolluar Asamblenë Kombëtare prej 577 vendesh.

“Republika në marshim” pritet të fitojë më shumë se 400 të tilla, pasi në raundin e parë, partia e Macron siguroi 32.3% të votave, së bashku me aleatin e tij. Republikanët e qendrës së djathtë morën 21.5%, ndërsa Fronti Nacional i ekstremit të djathtë mori 13.2%, i ndjekur nga e majta ekstreme “Franca e papërkulur” me vetëm 11%. Socialistët e ish-presidentit Hollande, morën vetëm 9.5%.