Moti - DPHM: Nga e hëna rriten temperaturat
Java e ardhëshme vjen me rritje të temperaturave në vend....

Java e ardhëshme vjen me rritje të temperaturave në vend, paralajmërojnë nga drejtoria për punë hidro metereologjike.Ndryshimi i motit do të ndjehet që nga dita e nesërme, ndërsa gjatë javës temperaturat do të rriten mbi 30 gradë celzius.
Prej nesër do të vijë deri te ndryshimi i motit. Ende në disa pjesë do të ketë lagështi të theksuar dhe do të fryjë erë nga veriu, por gjatë ditës lagështia do të zvoglohet, temperatura e ditës do të rritet dukshëm, që edhe do të ndjehet. Nga e marta pason një meriudhë stabile dhe mot të ngroht, ndërsa ka fundi i javës moti do të jetë shum i nxehtë, me rritje të temperaturave të ditës dhe gjat vikendit të ardhëshëm gjithkund temperatura do të jetë mbi 30 gradë celzius, ndërsa në pjesën jugore edhe deri në 35 gradë.
Paralajmërimi i metereologëve për rritje të temperaturave vjen pasi prej disa ditësh vendi ishte kapluar nga një mot me erë dhe rreshje të shiut, e në disa pjesë të vendit edhe breshër, siç ishte rasti me rreshjet e 14 qershorit që dëmtuan dukshëm të mbjellat në rrethin e Shkupit dhe pjesë tjera të vendit.
