LSDM kompleton organet partiake, zgjedh bordin, sekretarin dhe nënrkyetarët

19.06.2017 10:28

Bordi qendror i LSDM-së, mbrëmë i kompletoi organet e partisë....

Bordi qendror i LSDM-së, mbrëmë i kompletoi organet e partisë, që nuk zgjidhen në Kongres, duke mbështetur propozimet e kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev për anëtarët e Bordit drejtues të LSDM-së, për sekretar të përgjithshëm, si dhe për nënkryetarët e partisë

Është rritur numri i nënkryetarëve , që tashmë do të jenë 5. Oliver Spasovski, sekretar i deritanishëm i përgjithshëm i LSDM-së, Petre Shilegov, Bllagoj Boçvarski , Damjan Mançevski , Frosina Remenski dhe Muhamed Zeqiri.

Për sekretar të ri të përgjithshëm të LSDM-së është zgjedhur nënkryetari i deritanishëm, Aleksandar Kiracovski. Bordi ekzekutiv ndëkrohë ka 16 anëtarë ku janë respektuar dispozitat statutare për përfaqësim të të rinjve dhe femrave pasi në bordin e ri  ka 6 të rinj dhe 7 femra.

Zaev theksoi se para LSDM-së si parti qeveritare ka një përgjegjësi më të madhe me më shumë përkushtim dhe më shumë të vendosur për të punuar në interes të qytetarëve dhe të interesave shtetërore.

"Të gjithë së bashku edhe në vend edhe jashtë tij, dëshmuam se LSDM-ja është shtylla e shtetit dhe e shtetësisë. Të vazhdojmë të punojmë me përgjegjësi për interesat e qytetarëve dhe të shtetit", porositi Zaev, në seancën e mbrëmshme të Bordit qendror të LSDM-së.