MAQEDONI

Shënohet dita ndërkombëtare e fëmijëve

01.06.2014 18:15

Shoqata e femrës “Ajo” me moton “ne jemi të vegjël por kemi dashuri të madhe”...

Shoqata e femrës “Ajo” me moton “ne jemi të vegjël por kemi dashuri të madhe”  ka organizuar  manifestim për ditën e fëmijëve me  aktivitete të ndryshme. Nga kjo shoqatë thekesojnë se pikërishtë në këtë ditë fëmijët do të japin një mesazh I cili do të jetë I dedikuar për të gjithë ne - “Mbrojtja e mjedisit jetësorë.
 
“E kemi për qëllim që fëmijët tanë me aktivitete e tyre me menyrat shfaqjet sjelljet të na bëjnë me dije se si duhet ta ruajmë ambientin tonë. Se ne gjithmonë kemi fjalë shumë e pune boshe . dhe për atë kemi zgjedhur fëmijët si arsye si motiv më i rëndësishëm i kësaj shoqërie që ta arijmë një qëllim jo me aktrime të dhunës jo me aktrime të menyrave të ndryshme perposë në këtë menyrë  të kreativitetit të arijmë qëllimin e duhur”, shprehet përfaqësuesja e” Shoqates Ajo“, Valedete Kasapi.
 
Ky manifestim është mbështetur edhe nga komuna e Çairit.
 
“Këtu shënohet nga shoqata ajo dmth nga shoqat joqeveritare dhe vetëm shkojnë nën patronazhin e komunës së Çairit mbështesim aq  sa kemi mundësi matrealishtë por thjeshte do ta them se është një patneritet ndërmjet komunës dhe sektorit civil që jep rezultatet e duhura dhe unë uroj qe 1 qërshori dita e fëmijëve është bërë ditë tradicionale që shënohet në komunën e Çairit por uroj për fëmijët që çdo ditë të jetë festë sepse ata janë e ardhmja jonë për të cilët jetojmë ne”, shprehet kryetar i komunes se Çairit, Izet Mexhiti. 
 
Fëmijet shprehen te kenaqur nga kjo dite nga lojrat e ndryshme që janë organizuar  për ditën ndërkombëtare të fëmijëve.
 
“Kjo ditë shumë e bukur nuk është vetëm për neve shqiptarët edhe pse me shumicë jemi këtu por këtu është duke festuar të gjithë komunitete dhe shpresojë të jemi së bashku në cdo festë të 1 qershorit”, shprehet femiju.
 
“Sot vizatoj këtë vizatim për shkak të festave të femijëve si dhe unë do të garojë me këtë vizatim”, shprehet femiju.
 
“1 qershorin ja uroj të gjithë fëmijëve  anë e mbanë botës shqiptarëve maqedonëve gjithëkund”, shprehet femiju. 
 
Nga Shoqata ajo gjithatu theksojnë se  1 qërshori festohet pothuajse në të gjithë botën edhe si per qëllim ka  të rrisin vëmendjen në drejtim të mirëqenies se tyre.
 
REJHANE BUSHI-METAJ