Stërvitje demonstruese e SPBG-së në kazermën Petrovec

19.06.2017 11:18

Në kazermën Petrovec dhe rajonin e Katllanovës....

Në kazermën Petrovec dhe rajonin e Katllanovës sot do të realizohet stërvitje demonstruese e vendit komandues të grupit luftarak të batalionit të mesëm (SPBG), si pjesë e aktiviteteve për shënimin e 25 vjetorit të formimit të ARM-së dhe ricertifikimit të SPBG-së, njoftoi SHM e ARM-së.

Stërvitjen do ta ndjekin presidenti i Republikës së Maqedonisë dhe komandant suprem i forcave të armatosura Gjorge Ivanov, shefi i SHM-së gjeneral-nënkoloneli Metodija Veliçkovski dhe gjeneralë të ARM-së.

Presidenti Ivanov do t'i vizitojë komandat e njësiteve të stacionuara në kazermën "Strasho Pinxhur", ndërsa në vendin e realizimit të stërvitjet do të njoftohet me procedurat, masat dhe procedurat të cilët i kryejnë pjesëtarët e ARM-së në kryerjen e detyrave në vendin komandues.

SPBG është njësiti më i madh i deklaruar i Armatës së Republikës së Maqedonisë  i cili në fund të shtatorit dhe fillimit të tetorit të këtij viti në poligonin e armatës "Krivollak" do të bëjë rivlerësim në pajtueshmëri të konceptit të aftësive operative të NATO-s, Niveli 2.