Paraburgimet për Temelkon dhe Taleskin, gjykata e lartë ,vendim për kërkesën e PPS-së
Këshilli Penal i Gjykatës së Lartë, në seancën e sotme të mbyllur për opinionin...

Këshilli Penal i Gjykatës së Lartë, në seancën e sotme të mbyllur për opinionin, do të diskutojë rreth kërkesës së Prokurorisë Speciale për paraburgimin e kryetarit të Komunës së Pustecit, Edmond Temelko dhe kryetarit të Komunës së Manastirit, Vladimir Taleski.
Temellko është njëri nga të dyshuarit në rastin e parë që hapi PSP-ja me emrin “Titanik”, që ka të bëjë me parregullsi zgjedhore në vitin 2013.
Ndërsa Taleski është i dyshuari i parë në rastin “Transporter”, në të cilin 22 persona ngarkohen për keqpërdorim dhe për malverzim me transportin e nxënësve në Manastir të 360 mijë eurove.
Taleski ishte dënuar me burg shtëpiak, ndërsa me kërkesë të PSP-së dy herë ia ka vazhduar paraburgimin. Për Temelkon nuk është pranuar masa e paraburgimit dhe ai vazhdon aktivitetet e tij politike dhe jetën personale në Shqipëri.
