MAQEDONI

Motoçiklistët në mision humanitar

01.06.2014 18:23

Në shoqërim të rreth 500 motoçiklistëve nga 40 klube ballkanike dhe evropiane në Kumanovë...

Në shoqërim të rreth 500 motoçiklistëve nga 40 klube ballkanike dhe evropiane në Kumanovë ka arritur një konvoj humanitar prej 12 maunësh me paisje mjekësore  nga Gjermania. Bëhet fjalë për një  donacion  me paisje të lloj llojshme mjeksore. Nga 12 maunët me ndihma  5 do të mbeten në Kumanovë,  për spitalin e Kumanovës , Shtëpinë e pleqëve  “ Zafir Sajto “ dhe Qendrën ditore për persona me aftësi të kufizuara, kurse 12 maunë të tjerë dedikohen për në Kosovë dhe Shqipëri.  
 
“Hobin tonë të vozitjes së motoçikletave dhe njohjen e territoreve të reja, prej para disa vitesh e ndërlidhëm me aktivitete humanitare duke siguruar ndihmahumanitare. Në këtë konvoj humanitar , janë të kyqur 17 maunë me paisje të lloj-llojshme humanitare, nga të cilët 5 për në Kumanovë dhe 12 të tjerët për në Kosovë dhe Shqipëri”, deklaroi Herman Muncel, president i Klubit të motoçiklistëve “ Bajker Brumihilfe” nga Gjermania. 
 
Donacionin e motoçiklistëve , në oborrin e spitalit në Kumanovë, e pranoi drejtori i spitalit Arif Latifi. 
 
Donacioni është nën patronazhin e Parlamentit evropian dhe ministrit për punë të jashtme të Gjermanisë , kurse qëllimi i është që motoçiklistët tu ndihmojnë vendeve që nuka janë anëtare të Bashkimit evropian. Aksioni u mbajt me moton “ Solidaritet dhe integrim për Ballkanin”.
 
Ndryshe donacionet i ka siguruar  Klubit të motoçiklistëve “ Bajker Brumihilfe” nga Gjermania në bashkëpunim me klubin kumanovar “ Meçki “.
 
NEXHAT AQIFI