Propozimet greke për emrin, “Maqedonia e Vardarit”, apo “Republika e Shkupit”

19.06.2017 12:11

Qeveria e re dhe vullneti i saj për të lëvizur nga vendi bisedimet me Greqine për emrin....

Qeveria e re dhe vullneti i saj për të lëvizur nga vendi bisedimet me Greqine për emrin, janë komentuar shumë  në mediat greke . Vizita e shefit të ri të diplomacisë së Maqedonisë javën që lamë pas në Athinë, ka bërë që mediat të fillojnë të dalin edhe me propozimet e palkës greke për zgjidhjen e kontestit me emrin.

Maqedonia e Vardarit do të jetë një propozim për qeverinë e Maqedonisë si mënyrë për zgjidhjen e problemit me emrin, njofton javorja greke “Real Neës”. Sipas gazetës, Qeveria e Greqisë vlerëson se përkufizimi gjeografik “e Vardarit” do të anashkalojë kërkesat irredentiste nga ana e maqedonasve.

Gazeta javore “Real News” shton se propozimi alternativ nga pala greke mund të jetë edhe “Republika  e Shkupit”, propozim të cilin Maqedonia e mori gjatë bisedimeve paraprake. Propozimet,  sipas gazetës, janë të njohur për autoritetet e vendit dhe ndërmjetësin Metju Nimic.