Maqedoni

Letoni, takim Xhaferi – Murniece

19.06.2017 14:15

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi realizoi takim zyrtar me kryetaren e Kuvendit të Republikës së Letonisë, Inara Murniece....

Gjatë takimit u shpreh mirënjohje për përkrahjen e fuqishme dhe konkrete që Republika e Letonisë ia jep Republikës së Maqedonisë në planin e integrimit evropian dhe euroatlantik.
 
Si impuls tejet pozitiv në këtë kontekst u përmend Deklarata e përbashkët për hapjen e negociatave paraaderuese të Bashkimit Evropian me Republikën e Maqedonisë, e miratuar nga ana e përfaqësuesve të komisioneve për çështje evropiane të parlamenteve të Letonisë, Lituanisë dhe Estonisë në vitin 2012.
 
Me këtë deklaratë u promovua koncepti i zgjidhjes paralele të kontestit rreth çështjes së emrit dhe fillimit të negociatave aderuese, koncept i cili më tutje ishte përkrahur nga shumë vende-anëtare të Bashkimit Evropian, thuhet në kumtesën e kabinetit tw kryeparlamentarit Xhaferi.
 
Murniece theksoi se Republika e Letonisë edhe më tutje do të mbesë përkrahëse e fuqishme e integrimit evropian dhe euroatlantik të Republikës së Maqedonisë, për arsye se stabiliteti i Ballkanit Perëndimor varet prej integrimit të saj të tërësishëm evropian. Me këtë do të krijohen themele të forta për eliminimin e të gjitha ndikimeve ndërkombëtare negative në aspektin rajonal të sigurisë.