MAQEDONI

Përkujtohet 6 vjetori i dëshmorit Naser Ajvazi

01.06.2014 18:34

Mos thoni që ata kan vdekur sepse ata jan të gjallë...

Mos thoni që ata kan vdekur sepse ata jan të gjallë ..! Ata që ranë ne altarin e liris duke flijuar jetën për këtë tokë dhe një të ardhme më të mirë te popullit u përkujtuan në përvetorinë e 6 të martirizimit të tyrë .6 vjet me pare nga dora mizore akoma mbetet mister vrasja e pazbardhur e Naser Ajvazit, i cili i la përgjysëm ëndrrat që ti realizojmë ne. Brahim Ajvazi kryetar i komunes së Haraqinës një herit edhe familjar i të ndjerit thotë se akoma është i fresket kujtimi i asaj dite.
 
“Naseri ende pa i mbush 18 vjet gjate konfliktit të luftës të vitit 2001 u kyq në rradhët e UCK-së”, shprehet Kryetar i Haraqinës, Brahim Ajvazi.
 
Kryetari i SHVL-UCK-së, Fazli Veliu në mes të tjerash tha se " Shqiptarët kurr nuk kan qenë nxitës të luftrave dhe urrejtjes, ato asnjëher historikisht në asnjë luftë  nuk i kan torturuar dhe vrarë civilët, fëmijët, gratë , pleqt dhe ato që nuk u kan dalë në front.
 
“Ne asnjëher në asnjë kohë nuk kemi prekur asnjë fëmijë ,anjë grua,por ne kemi mbrojtur trojet tona”, shprehet Kryetar i SHVL-UCK-së, Fazli Veliu.
 
Të pranishëm në këtë përvjetor ishin edhe zv/Kryeministri i Maqedonis Musa xhaferri, Fatmir Limani , familjarët të  dëshmorëve dhe invalidë të luftës ,të cilët me një minut heshtje e nderuan kontributin e tyre.
 
Në fund të ceromonis dhe lutjeve për ato, u vendosën lule dhe kurora lulesh në varrezat e tyre për tu këthyer prapë në përvetorët e ardhëshëm!
 
FARIJE DAUTI-BAKIU