Zjarri në Londër, rritet në 79 numri i viktimave
19.06.2017 14:41
Numri i viktimave nga djegia e ndërtesës 24 katëshe në Londër ka shkuar në 79...

Numri i viktimave nga djegia e ndërtesës 24 katëshe në Londër ka shkuar në 79.
Policia thotë se numri i viktimave mund të rritet ende, pasi operacioni për nxjerrjen e trupave nga ndërtesa ende po vazhdon.
Ndërtesa prej betoni e ndërtuar në 1974, ishte riparuar kohët e fundit dhe ishte mbështjellë me izolant.
Banorët që shpëtuan gjallë thonë se është përdorur material i lirë dhe se administruesit nuk i kanë kushtuar vëmendje mirëmbajtjes së ndërtesës, gjë që solli si rezultat shpërthimin e zjarrit.
Autoritetet njoftuan hapjen e një procesi hetimor për të zbuluar nëse ka pasur akte penale në veprimet që çuan në këtë katastrofë.
