Ekonomi
5.6 mln euro hua e re, qeveria e kthen nesër borxhin e vjetër
19.06.2017 14:59
Qeveria nesër planifikon të marrë një hua të re prej 5.6 milionë eurosh...

Huamarrja e re në tregun e letrave me vlerë do të kryhet përmes fletëobligacioneve, ndërsa paratë duhet të kthehen për 15 vjet. Të mërkurën, ndërkohë, qeveria do të duhet të kthejë të njëjtën shumë parash në formë të borxheve të cilave u ka ardhur koha e pagesës.
Niveli i borxhit publik, përshirë kuartalin e parë të vitit, arrin në 46% të bruto prodhimit vendor, ose 4.74 miliardë euro, që krahasuar me fundin e vitit të kaluar, është më i madh për 28 milion euro.
