Moti i keq, MBPEU: Bujqit t’i paraqesin dëmet deri më 30 qershor
Prej sot e deri më 30 qershor, bujqit mund të parashtrojnë kërkesa....

Prej sot e deri më 30 qershor, bujqit mund të parashtrojnë kërkesa për vlerësimin e dëmeve të pësuara në kulturat bujqësore nga moti i keq i javëve të fundit dhe breshri që përfshiu rajonin e Shkupit, Tetovës, Velesit - Shën Nikollës, Kumanovës, Shtipit dhe Gjevgjelisë, kumtoi Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.
Kërkesa duhet të parashtrojnë në njësitet rajonale të Ministrisë.
Në shtesë të kërkesës, bujqit duhet të dorëzojnë edhe kopje nga dokumentet personale dhe llogari bankare, si dhe kopje nga dokumenti për dëshmi për shfrytëzim ose pronësi të tokës bujqësore. Tashmë janë formuar shtatë komisione në njësitë rajonale ku ka pasur më shumë dëme.
Komisionet i kanë bërë kontrolle fillestare të ekonomive bujqësore dhe të dhënat do të dorëzohen në Sektorin për analizë të politikës bujqësore në Ministrinë e Bujqësisë. Ky sektor më pas të dhënat do t'i përcjellë deri te Byroja për mjekësi ligjore, e cila do të përgatitë raporte me vlerësim të dëmit të shkaktuar individualisht për çdo aplikues.
Pagesa do të jetë përmes Agjencisë për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural, e cila për çdo aplikues të kërkesës do të përgatitë vendim për pagesën e dëmit të shkaktuar, njoftojnë nga Ministria e Bujqësisë. (Flutura Rahimi – Latifi, TVM2)
