Maqedoni

Xhaferi-Pitinxher: Rikonfirmohet përkrahja për anëtarësim në NATO

19.06.2017 15:21

Shtetet e Bashkuara rikonfirmojnë përkrahjen e tyre për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO...

Kjo u potencua edhe në takimin në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Riga mes kryeparlamentarit, Talat Xhaferi, dhe kongresmenit amerikan, Robert Pitinxher, që është  kryetari i Grupit për terrorizëm dhe luftë jokonvencionale në kongresin amerikan.
 
Xhaferi theksoi gatishmërinë e Kuvendi të Republikës së Maqedonisë që të jetë mikpritës i Forumit Parlamentar të Sigurisë në vitet e ardhshme, me ç’rast do t’u mundësohet parlamentarëve, përfaqësuesve të qeverive dhe ekspertëve nga fusha të këmbejnë përvoja më të përafërta në sferën e sfidave të sigurisë.
 
Në bashkëpunim të ngushtë me ShBA-në, BE-në dhe NATO-n, Maqedonia është në proces të përpilimit të Strategjisë për mbrojtje kompjuterike, me të cilën do të përforcohen kapacitetet e sigurisë shtetërore. Gjatë qëndrimit në Rigë, kryeparlamentari Xhaferi është takuar edhe me homologen e tij, Inara Murniece.