Supremja shqyrton kërkesën e PSP-së për paraburgimin e Taleskit dhe Temelkos

19.06.2017 15:33

Gjykata Supreme, prapa dyerve të mbyllura, ka shqyrtuar kërkesat e Prokurorisë Speciale për paraburgimin e kryetarit të komunës së Pustecit, Edmond Temelkon...

Gjykata Supreme, prapa dyerve të mbyllura, ka shqyrtuar kërkesat e Prokurorisë Speciale për paraburgimin e kryetarit të komunës së Pustecit, Edmond Temelkon, dhe kryetarin e komunës së Manastirit, Vladimir Taleskin. Në seancë morën pjesë edhe prokurorët e Prokurorisë Speciale Publike të cilët më pas nuk u prononcuan për mediat.
 
Kryetari i Gjykatës Supreme, Jovo Vangelovski vetëm ka sqaruar se lëndët janë shqyrtuar dhe pasi të miratohet vendim publiku do të informohet. Kjo është hera e dytë që gjykata të vendosë për paraburgimin e Edmond Temellkos meqë pas vendimit paraprak mbrojtja kishte kërkuar që gjykatësja, Lidija Nedellkova, të mos jetë pjesë e Këshillit i cili duhet të vendosë. 
 
Ndërsa në rastin e Vladimir Talevskit, si kontestues paraqitet vendimi i gjykatësit të njëjtë edhe në Gjykatën Penale edhe në atë të Apelit, pasi që ishte avancuar në punë. 
 
Temellko dyshohet në rastin "Titanik" për parregullsi zgjedhore, ndërsa Talevski në rastin "Transporti". Temellko është njëri nga të dyshuarit në rastin e parë që e hapi PSP-ja me emrin “Titanik”, që ka të bëjë me parregullsi zgjedhore në vitin 2013. Ndërsa Taleski është i dyshuari i parë në rastin “Transporter”, në të cilin 22 persona ngarkohen për keqpërdorim dhe malverzim me transportin e nxënësve në Manastir ku e kanë dëmtuar buxhetin për 360 mijë euro.
 
Taleski ishte dënuar me burg shtëpiak, ndërsa me kërkesë të PSP-së dy herë i është vazhduar paraburgimi. Për Temelkon nuk është pranuar masa e paraburgimit dhe ai vazhdon aktivitetet politike dhe jetën personale në Shqipëri. 
 
FLORIJE BELULI-KAMBERI