“Eco Guerilla” për “Jugohromin”: Jo marrëveshje në dëm të qytetarëve
Lëvizja Qytetare “Eco Guerilla” ka reaguar pas takimit të fundit të sindikatës.....

Lëvizja Qytetare “Eco Guerilla” ka reaguar pas takimit të fundit të sindikatës së të punësuarve në “Jugohrom” me kryeministrin Zaev. Nga kjo lëvizje përkujtojnë se ekzekutivi i ri duhet të ketë parasysh faktin që ajri i Tetovës është për 56% më i pastër, krahasuar me periudhën kur ndotësi më i madh i Pollogut punonte normalisht. “Qeveria duhet të mendojë për shëndetin e qytetarëve”,- thonë nga “Jugohrom”, pas deklaratës optimiste të sindikatës, se kanë marrë sinjale se “Jugohrom” do të hapet. Lëvizja “Eco Guerilla” është e prerë se nuk do të pranojë asnjë marrëveshje në kurriz të shëndetit të qytetarëve.
“Kjo kërkesë është në kundërshtim me ligjin dhe si e tillë është e papranueshme për jetën dhe shëndetin e qytetarëve tanë. Nuk mund t’i besojmë një kompani off-shore, aq më pakë “Jugohromit”, e cila deri tani ka shkelur çdo afat që i është dhënë duke rrezikuar shëndetin dhe jetën e qytetarëve. Nga nëntori 2016 e këndej, periudha ku nuk ka punuar “Jugohromi”, ndotja ka rënë për mesatarisht 56%. Nuk mund të bëjmë kompromis me shëndetin e qytetarëve për profitin e korporatave të papërgjegjshme, siç është kryerësi në fjalë. U bëjmë thirrje edhe autoriteteve që t’i thërrasin arsyes dhe mos të lejojnë rihapjen e këtij ndotësi pa filtra në asnjë mënyrë”,- deklaroi Arjanit Xhaferi nga L. Q. “Eco Guerilla”.
“Eco Guerilla” thotë se qeveria e re duhet të diskutojë edhe masat urgjente që duhen ndërmarrë për të arritur një mjedis edhe më të pastër jetësor jo vetëm në rajonin e Pollogut, por edhe në nivel nacional. (Visar Sadiki, TVM2)
