Maqedoni

Takimi Zaev-Thaçi, PDSh mbetet në opozitë, do mbështesë reformat

19.06.2017 17:21

Partia Demokratike Shqiptare mbetet në opozitë. Ajo do të mbështesë reformat me interes gjeostrategjik...

Partia Demokratike Shqiptare mbetet në opozitë. Ajo do të mbështesë reformat me interes gjeostrategjik, siç janë anëtarësimi në BE dhe NATO, por nuk bëhet pjesë e shumicës parlamentare dhe qeverisë.
 
Spekulimet për një përfshirje të mundshme në qeveri u hodhën poshtë pas takimit sy më sy mes kryeministrit, Zoran Zaev, dhe kreut të PDSh-së, Mendu Thaçi. Në kumtesën e lëshuar pas takimit thuhet se, kryeministri Zaev e ka ftuar PDSh-në që të angazhohet në procesin e reformave me inkuadrimin e pikëpamjeve të tyre në proceset që do të vijojnë. 
 
“Duke marrë parasysh interesat e të gjithë qytetarëve, bashkërisht u theksua rëndësia e reformave dhe nevoja gjeostrategjike e Maqedonisë për t'u kyçur si një anëtare e plotë e NATO-s dhe për marrjen e datës për fillimin e negociatave. Kryeministri, Zoran Zaev, dhe lideri i PDSh-së, Menduh Thaçi, u pajtuan se e gjithë ajo që është në interes të qytetarëve të Maqedonisë meriton mbështetje nga partia opozitare”,- thuhet në kumtesë.
 
Kreu i PDSh-së, Menduh Thaçi, e ka njoftuar kryeministrin Zaev se partia e tij do të jetë opozitë konstruktive dhe do të mbështesë interesat e qytetarëve dhe proceset reformuese në lidhje me integrimet euroatlantike, por në të njëjtën kohë do të jetë e zëshme në pikëpamjet dhe kritikat e tyre ndaj politikave për të cilat partia do të konsiderojë se nuk zbatohen siç duhet.
 
SHPËTIM NUREDINI