Ekonomi
Komisioni për Çështje Ekonomike, debat i ashpër i opozitës dhe pozitës për raportin e KRRI-së
19.06.2017 17:50
Debat të ashpër midis opozitës dhe pozitës ka shkaktuar Raporti i punës i Komisionit rregullator të energjetikës për vitin e kaluar, e cila ishte pika e parë e Komisionit amë për çështje ekonomike...

Së pari topi u hedh në temat që kanë të bëjnë me liberalizimin e tregut energjetik dhe ngrohjen energjetike. Anëtarët e LSDM-së kontestuan çështjen e pavarësimit të Komisionit Rregullator të Energjetikës, i cili, sipas tyre, ka punuar për interesat e qeverise së kaluar.
“As nuk ka qenë i pavarur as nuk është i pavarur, por do të jetë i pavarur, do të jetë i pavarur në atë moment kur trupi rregullativ nuk do të marrë urdhra direkte se si të veprojë më energjinë elektrike, kur liqeni i Ohrit nuk do jetë rezervuarë për dëshirën e dikujt dhe të ketë mungesë të ujit dhe energjisë për të blerë me çmime të larta”,- u tha nga LSDM.
LSDM-ja doli me qëndrim se prolongimi i liberalizimit u pamundëson qytetarëve që të furnizohen me rrymë me çmime të ulëta. Kryetari i Komisionit Rregullator Energjetik tha se përvoja nga vendet e tjera tregon se çmimi i rrymës është rritur shumë në amvisëri, ndërsa këtu harxhuesit më të mëdhenj kanë çmime më të ulëta falë ndryshimeve tarifore.
“Të gjithë përdoruesit që kanë dalë në tregun e lirë, defakto edhe ajo që dëshmuan të gjithë tregtarët dhe furnizuesit, i kanë vërejtur zbritjet e çmimeve dhe kompensimin e përgjithshëm të energjisë elektrike. Kjo ka ndodhur jo për shkak të produktit energjetik, i cili importohet dhe eksportohet-shitet nga Maqedonia, por janë reformat tarifore që i ka sjellë Komisioni Rregullator Energjetik”,- theksoi kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Dimitar Petrov.
Prezantimi i Raportit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, i cili ngjalli shumë replika dhe kundërreplikave të ligjvënësve, përmban 141 faqe dhe i njëjti pritet që në të ardhmen të pësojë ndryshime.
FARIJE DAUTI-BAKIU
