Maqedoni
Qeveria aktivizon raportet diplomatike me fqinjët për emrin
19.06.2017 18:28
Qeveria e Maqedonisë së fundmi ka aktivizuar raportet diplomatike me vendet fqinje për zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë...

Pas takimeve në Greqi dhe pritjes së ministrit të Jashtëm turk, Mevlyt Çavushoglu, nesër kryeministri, Zoran Zaev, do të takohet në Sofje me homologun e tij, Bojko Borisov, dhe Presidentin, Rumen Radev.
Pas takimit në Athinë, mediat greke dolën me raporte se në muajt e ardhshëm do të rriten presionet e vendeve perëndimore për pranimin e Maqedonisë në NATO dhe BE.
Disa gazeta të atjeshme lokale shkruajnë se propozimi i qeverisë greke do të jetë “Maqedonia e Vardarit”, ndërsa një alternativë tjetër mund të jetë “Republika e Shkupit”.
