Pasi bllokuan, bujqit lirojnë rrugën Rosoman – Prilep

20.06.2017 11:34

Nga ora 10:30 është normalizuar qarkullimi në rrugën rajonale Rosoman - Prilep.....

Nga ora 10:30 është normalizuar qarkullimi në rrugën rajonale Rosoman - Prilep te tregu në Rosoman, i cili sot në mëngjes u bllokua nga ana e bujqve të cilët janë të pakënaqur nga blerja e pjeshkave.

Rruga u bllokua nga ana e rreth 50-të bujqve me 10 traktorë, ndërsa komunikacioni, siç kumtoi Lidhja Auto Moto e Maqedonisë, ishte rikahëzuar nëpër rrugë alternative.